24 Janar 2017 - 13:42
Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropianë, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, si dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës.
Me këtë rast ministri Hoti, duke prezantuar masat e reja të Pakos fiskale 2.0, të cilat janë aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, tha se “Siç jeni të informuar ne tani jemi në fazën e konsultimeve me të gjithë akterët për politikat e reja fiskale”.
“Andaj, qëllimi i këtij takimi është që ne të prezantojmë para juve disa masa të reja të Pakos Fiskale që i kemi aprovuar në Qeveri në dhjetorin e vitit që shkoi dhe të marrim nga ju sugjerimet shtesë për të plotësuar këto masa ose për të nxjerr masa të reja. Në shkurt të këtij viti ne besojmë që do ta dërgojmë listën e plotë të këtyre politikave të reja fiskale për miratim në Qeveri, me afate kohore se kur do të implementohen secila prej këtyre dhe me institucionet përkatëse për implementim e këtyre masave”, tha Hoti.
Sipas tij, masat bazë që parashihet të përmbajë kjo pako e re fiskale janë: Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor; Heqja e normës së akcizës në mazut; Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 përqind apo normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së; Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore; Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës; Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj; si dhe Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, duke vlerësuar lartë këto konsultimeve për politika të reja fiskale me Këshillin e Investitorëve Evropian dhe me gjithë akterët tjerë tha se “ Dua të ju falënderoj për iniciativat që po i ndërmerrni deri më tani në aspektin e reformave të rëndësishme fiskale. Po ashtu, edhe në një qasje më të re, duke i përfshi edhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami por edhe akterët e tjerë relevant të cilët janë të involvuar në procesin e zhvillimit të biznesit dhe afarizimit.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi qasje direkte me juve në mënyrë që t’i shkëmbejmë praktikat tona të cilat vijnë nga tereni. Dhe kështu që të japim rekomandimet tona për aq sa ne kemi njohuri dhe kapacitete që gjërat të ecin sa më mirë në bërjen e biznesit në Kosovë”, shtoi Balija.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë përveç promovimeve dhe sugjerimeve për ti përfshirë në listën e politikave të reja fiskale , theksuan shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e industrisë së sigurimeve për çështjet tatimore, duke përfshirë tatimin në të Ardhurat të korporatave dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.
Drejtori Balija shfrytëzoi rastin gjithashtu që të informojë ministrin Hoti për dialogun e insertimeve një platformë e Këshillit të Investitorëve Evropianë, ku sipas tij qëllimi i këtij dialogu është që të kemi mundësi që të dialogojmë në mënyrë teknike rreth problematikave që kompanitë dhe investitorët i hasin.
Me këtë rast, ai ftoi Ministrinë e Financave që të jetë pjesëmarrëse edhe në organizimin e dytë të Dialogut për Investime që do të mbahet në shkurt të këtij viti.
Ndërsa, ministrja Bajrami theksoi se së bashku me Ministrinë e Financave janë duke punuar në vazhdimësi në përmirësimin e të bërit biznes.
“Andaj, edhe kjo nismë për pakon e re fiskale është edhe një veprim i radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e kushteve për komunitetin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë”, shtoi ministrja Bajrami.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...