24 Janar 2017 - 13:20
Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami ka thënë se deri më tani mungojnë nëntë nënshkrime për të siguruar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. Arsyeja e kësaj e mbajtjes së kësaj seance është shkuarja e kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi në dialog, në kohën kur Kosova është përballur me trenin rus, murin në Mitrovicë dhe mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë me urdhërarrest të Serbisë.
“Mustafa dhe Thaçi kanë humbur integritetin. Konsiderojmë se ky dialog i udhëhequr nga Thaçi dhe Mustafa duhet të ndalen”, ka thënë deputetja Bajrami.
“U bëjmë thirrje deputetëve të nënshkruajnë këtë iniciativë sepse ky dialog po i shkakton vetëm dëme Kosovës dhe për këtë e dimë që pajtohen edhe shumë deputet të pozitës”, ka shtuar ajo.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dy krerët e shtetit kanë shkuar për të marrë pjesë në dialog pa pyetur Kuvendin e Kosovës.
“Qysh është e mundur që krerët e shteti shkojnë krye në vete të bëjmë kompromise për Kosovën pa na pyetur neve, Kuvendin pra opozitën. Madje në për këtë takim dëgjuam nga mediat”, ka thënë Konjufca.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...