24 Janar 2017 - 13:06
Këto komente u bënë pas pohimeve të analistëve perëndimorë se “Rusia do të mund të njihte pavarësinë e Kosovës për një pajtim me SHBA”, shkruan ky medium.
Por ekspertët rusë thonë se deklaratat e tilla janë përpjekje të ekspertëve perëndimorë për të “futur pyka” ndërmjet Rusisë e Serbisë.
“... sepse skenari që Moska ta njohë Kosovën është i pamundur, sidomos deri sa Putini të jetë në pushtet. Madje edhe sikur SHBA të bënte një propozim të tillë, Rusia do ta refuzonte dhe nuk do të hynte në një tregti të tillë, sepse neve nuk na duhet mbështetja e Uashingtonit që Krimeja të jetë ruse. Krimeja është kthyer në përbërje të Rusisë përmes referendumit, madje me gjithë qëndrimin e SHBA e të BE-së. E kemi ditur çfarë na pret dhe çfarë do të vijë pas kësaj dhe ishim të përgatitur për këtë”, i ka deklaruar Sputnjikut, Igor Psheniçikov, këshilltar i drejtorit të Institutit rus për Kërkime Strategjike.
Eksperti rus nuk përjashton mundësinë që SHBA të parashtrojë ofertën “Krimenë për Kosovën”, por shprehet i bindur se Moska nuk do të pranojë pavarësisht nga kushtet.
“Duke njohur Kosovën ne do të tradhtonim aleatin tonë kryesor në Ballkan, dhe po ashtu do të ishte sinjal për të gjithë ata që kanë diskonim separatist në Serbi...” tha ai.
“Kosova nuk është temë bisedash midis dy vendeve dhe nuk besoj se do të jetë”, citohet të ketë thënë Andrej Sushencov, drejtori i programit të Klubit të Valldajskit, ekspert për politikë të jashtme të SHBA.
Ritmi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është ngadalësuar shumë, rikujton Sputnjik. Vjet atë e njohën vetëm dy vende: Surinami dhe Singapori. Nga 193 shtete anëtare të OKB, Kosovën e kanë njohur 110 sosh, shkruajnë mediet serbe.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...