Haziri në Bruksel: Serbia provokoi konflikt me trenin

24 Janar 2017 - 12:30      

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, familjes së partive të djathta evropiane, ku bën pjesë LDK.

Haziri në këtë takim ka folur lidhur me provokimin serb me trenin, duke e cilësuar si provokim për konflikt nga ana e Serbisë.

“Provokimi serb me trenin, murin dhe fletarrestet e dëmshme e qëllimkëqija të Serbisë, janë provokim për konflikt, ndërkaq mos miratimin e liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Evropian për Kosovën, e vlerësoj si të turpshme dhe që sa më shpejt duhet të ndodhë”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka njoftuar se Partia Popullore Evropiane (PPE), kryetari, kryesia dhe përfaqësuesit e saj, edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e parezervë ndaj LDK-së, ndaj Kosovës dhe Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Mustafa.

Përndryshe, nga takimi i djeshëm, u theksua se nuk do të pranohet asnjë lloj politike për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...