Foto: Reuters

Islami: Komisioni për matje të territorit do të qëndrojë larg politikës

24 Janar 2017 - 11:58      

Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, njëherësh kryesues i Komisionit për Matje të Territorit, ka thënë se detyra që na është ngarkuar nuk është e lehtë as e pëlqyeshme ngase materia është komplekse meqë debati për më shumë se një vjet e gjysmë është përcjellë me tensione.

“Do të punojmë me përgjegjësi. Përveç Qeverisë, këtë e kërkon i gjithë opinioni. Ky komision nuk do të merret me shkaqet e efektet politike, por vetëm do të bëjë matjen e territorit, përkatësisht të secilës zonë kadastrale. Komisioni do të qëndrojë larg ndikimeve politike”, ka thënë Islami, raporton KTV.

Ai tha se për këtë çështje është i nevojshëm konsensusi i të gjitha forcave politike.

“Këtij komisioni nuk i janë përgjigjur pikërisht ato subjekte që kanë qenë kundër deri tash. Këtu është vendi për të debatuar. Neve dhe gjithë Kosovës i duhet rezultati dhe të krijohet një stabilitet i brendshëm dhe raport i mirë me fqinjët dhe faktorin ndërkombëtar”, potencoi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...