Sipas Beogradit, Haradinaj ose ekstradohet në Serbi, ose lirohet

24 Janar 2017 - 10:11      

Ramush Haradinaj, sipas Beogradit, nuk mund t’i përcillet Gjykatës Speciale për Krimet e UÇK-së në Hagë. Ai ose do të ekstradohet në Serbi, ose lirohet.

Mediet serbe shkruajnë se Gjykata Speciale nuk ka njësi paraburgimi, e në anën tjetër ende nuk dihet nëse ai ndodhet në listën e të dyshuarve në kompetencë të kësaj gjykate, transmeton Koha.net.

Siç shkruan sot “Novosti” i Beogradit, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt ende nuk ka mbërri në Gjykatën e Apelit në qytetin francez, Colmar.

“E dimë se kërkesa ka mbërri në Ministrinë e Jashtme, por ende nuk ka ardhur te ne, prandaj nuk e di kur do të deklarohemi për këtë rast”, citon kjo gazetë burime të Gjykatës së Apelit, e cila thekson se ka marrë vetëm kërkesën e dërguar me rrugë elektronike nga Ministria e Drejtësisë të Serbisë.

Haradinaj i ka thënë Deutsche Welles se beson që nuk do t’i dorëzohet as Serbisë, as Hagës.

Ai është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në lindje të Francës, sipas një fletarresti nga Serbia të vitit 2004 për krime që i referohen vitit 1999, të cilat sipas Beogradit nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, e cila është marrë me vitin 1998, ku Haradinaj është liruar i pafajshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...