
23 Janar 2017 - 23:47
Kështu tha Florim Isufi në Interaktiv të KTV-së, duke theksuar se grupi i ekspertëve, ku bën pjesë edhe vetë ai, do të publikojnë së shpejti dëshmitë që faktojnë humbjen e territorit nga ana e Kosovës përmes demarkacionit me Malin e Zi.
Profesori universitar, Isufi, tha se duhet theksuar se me demarkacionin, Mali i Zi ka fituar territor, dhe kjo është një prej dëshmive se vendi ynë është zvogëluar.
Ai tha se janë të gatshëm që të ofrojnë dëshmitë e tyre edhe para Qeverisë, ndërsa theksoi se nuk janë me asnjë prej partive politike.
“Unë nuk jam me asnjë prej partive politike. Unë dhe kolegët e mi vetëm kemi materiale. Ejani prekni ato materiale, mos me besoni mua”, ka thënë Isufi, duke dashur të distancohet nga çdo subjekt politik, gjegjësisht nga opozita, raporton Koha.net.
“Ne s’kemi pasur asnjëherë konsulta me opozitën. Jam profesor i hartografisë. Në momentin e parë që na është dhënë rasti, ne kemi dalë publikisht për t’i ofruar këto të dhëna, pa e pyetur asnjëherë opozitën. Pra jo, nuk jemi me asnjë parti politike”, theksoi ai.
Duke iu përgjigjur komenteve të kryeministrit Isa Mustafa rreth punës së tyre, Isufi tha se kërkon nga kreu i ekzekutivit të ofrojë argumente, e të mos i ofendojë e kërcënojë ata.
“E vetmja përgjigje për kryeministrin Mustafa është të mos na linçojë duke përdorur aparaturën shtetërore kundër nesh. E vetmja gjë që duhet ta bëjë është rrëzimi i argumenteve me kundër-argumente, e jo të na kërcënojë me burgim e të tjera”, theksoi Isufi.
“Secili individ që jeton në Kosovë apo jashtë Kosovës, që ka njohuri gjeodezike, le të vjen në Kosovë e të ofrojë të dhëna. Në vend të fyerjeve e sharjeve, në vend të shantazheve e kërcënimeve, le të ulen në tavolinë e të na japin argumente”, shton ai.
Isufi thotë se hartat që përdoren për demarkacion janë që të gjitha të ish-Jugosllavisë, sepse s’ka pasur prodhime tjera para vitit 1999.
“Para vitit 1999 ne s’kemi pasur harta tonat. Pra, të gjitha hartat që i përdorim janë të ish-Jugosllavisë. Pas vitit 1999 kemi prodhuar secili veç e veç harta”, ka thënë ai.
Sipas Isufit, një deputet i koalicionit qeveritar ka gjetur një hartë të para vitit 1974 me shkallë të madhe me vulë të dyllit.
Profesori universitar i gjeodezisë, Florim Isufi, i pyetur se pse Kosova po dëshiron t’i fal Malit të Zi territor, sipas pretendimit të tij, ai tha: “Nuk e di”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...