24 Janar 2017 - 07:16
Kjo është bërë e ditur në takimin që Mogherini zhvilloi të hënën në Barcelonë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit për Mesdheun, që po mbahet në Barcelonë të Spanjës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë që shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati, e ka cilësuar provokimin e fundit që Serbia bëri në adresë të Kosovës si një rikthim të konfliktit midis dy vendeve.
Në takimin me znj. Mogherini ministri Bushati garantoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e vendosur për një rajon të sigurt, ku proceset demokratike shtetkonsoliduese të vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar këtu sidomos incidentin e fundit të provokuar nga Serbia me nisjen e trenit drejt Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...