Foto: Koha / ilustrim

Pyetja kryesore në dialog duhet të jetë: kur Serbia do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta

24 Janar 2017 - 06:31      

Analisti politik, Azem Vllasi, ka vlerësuar se pjesëmarrja e përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në takimin e së martës, në Bruksel, nënkupton se do të bisedohet për temat që janë kyç për normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe ka shtuar se një nga çështjet kryesore duhet të jetë pyetja: Kur Serbia do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet?

“Nuk ekziston më Jugosllavia. Rezoluta 1244, në të cilën bazohet Serbia, e njeh identitetin e Kosovës me kufijtë që kanë qenë dhe që i ka edhe sot. Kjo njeh Planin e Martti Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës, me të cilën është shpallur pavarësia. Andaj, pretendimet e Serbisë që Kosova të trajtohet si pjesë e Serbisë, ashtu si e ka futur në kuadër të Serbisë Milosheviqi, janë përrallë e vjetër”, ka thënë Vllasi në një deklarim për agjencinë serbe të lajmeve Beta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vllasi konsideron se në Bruksel Serbia duhet të deklarohet dhe të nënshkruajë zyrtarisht se do të ndërpresë përpjekjet e saj për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sepse kjo paraqet një pengesë të madhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...