Kosova të krijojë kushte më të mira për investitorët, thotë Mitosu

23 Janar 2017 - 22:53      

Edhe pse Kosova po shënon progres të vazhdueshëm në listat e Bankës Botërorë për ambientin e të bërit biznes, investitorët e huaj po e shohin si pengesë moskrijimin e kushteve më të mira për investime si dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Këto shqetësime i ka ngritur drejtori në largim i kompanisë së çimentos “Sharrcem”, Emmanule Mitosu gjatë emisioni “Ekonomia me Erëzën”.

“Kosova ka nevojë për përforcim të ligjit edhe pse përgjithësisht ligjet janë të mira, por duhet që të zbatohen edhe në praktikë. Nga ana tjetër edhe qeveria duhet të krijojë një klimë më të mirë për investitorët, sepse shqetësim është mënyra se si trajtohet konkurrenca, tregu, gjykata dhe të tjera ”, u shpreh Mitsou, transmeton koha.net.

Kohëve të fundit si shakatarët për ikjen së investitorëve, janë konsideruar politikat fiskale të shtrenjta, mungesa e mbështetjes institucionale, mungesa e sundimit të ligjit si dhe korrupsionit.

Mitsou ka drejtuar kompaninë e vetme të prodhimit të çimentos, Sharrcem.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...