Foto: Koha / ilustrim

Gjukaj thotë se ATK-ja gjobiti KEK-un për të “mbushur arkat e fundvitit” [video]

23 Janar 2017 - 20:47      

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, në “Puls” të KTV-së, ka treguar për gjobën që ia ka vënë ATK kësaj korporate.

Ai tha se gjoba kompanisë i është vënë për shkak të “kinse një mosdeklarimi nga ana e KEK-ut”.

“Ai mosdeklarim lidhet me një vendim të Qeverisë me rreth 11 milionë euro kurse ky vendim është i nxjerrë mu nga ATK-ja edhe pse krejt të dhënat janë. Kjo është shkelje e madhe nga ATK-ja dhe ne jemi në gjyq. ATK-ja ka dashtë me i mbush arkat në fundvit”, tha Gjukaj, raporton Koha.net.

Drejtori Gjukaj tha se para gjykatave, kjo korporatë ka pasur trajtim të barabartë me rastet tjera, ndërsa theksoi se me afër 300 padi të ndryshme ndaj tyre, ka vendime të ndryshme dhe “nuk i kemi humbur të gjitha këto raste”.  


Gjukaj thotë se ATK-ja gjobiti KEK-un për të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...