
23 Janar 2017 - 20:38
Gjuka tha se KEK-u ka 1100 aktivitete të prokurimit, por tha se nuk mund të thuhet se është shkelësi më i madh i Ligjit të Prokurimit Publik, ndërsa shtoi se edhe për OSHP-në ka çka të thuhet, por nuk u thellua në këtë çështje.
Sa i përket tenderit për shiritat e hirit, Gjukaj tha se tenderin në fjalë e ka fituar kompania me çmimin më të ulët të ofertuar.
“Këtë tender e ka fituar kompania më e lirë e përgjegjshme, me 19.2 milionë euro. Pra është më e lirë për 3.2 milionë euro nga kompania tjetër. Unë nuk e kam nënshkruar ende këtë projekt, jo që nuk po guxoj, por po i pres të gjitha fazat dhe besoj se do finalizohet”, tha Gjukaj.
Tutje, Gjukaj foli edhe për një çështje tjetër. Ai tha se nuk e di nëse është dënuar me 70 mijë euro gjobë.
“Unë nuk e di që jam dënuar me 70 mijë euro gjobë pse ja kam marrë licencën softuerike një kompanie softuerike. Por ju them se para nënshkrimit kemi pas informacione se diçka nuk është në rregull”, theksoi Gjukaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...