Ministria e Mbrojtjes e Greqisë do dënim maksimal për “shqiponjën në ushtri”

23 Janar 2017 - 20:21      

Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.

Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes, thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyeten lidhur me veprimin e tyre.

Ndërkaq, atyre u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.

Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.

Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar, raporton Top Channel. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...