Foto: Koha / ilustrim

Gjukaj: KEK-u mbulon 89% të nevojave të qytetarëve me rrymë – KEDS-i të tregojë pse s’ka rrymë

23 Janar 2017 - 20:20      

Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se në vitin 2016 KEK-u kishte bilanc shumë pozitiv për sa u përket të hyrave.

Sipas tij, të hyrat totale në këtë korporatë janë 150 milionë euro në vit, ku për paga jepen 43 milionë kurse për tantiemën jepen 26 milionë euro, ndërsa rreth 40 milionë euro janë në tenderë.

“Për momentin KEK-u mbulon 89% të nevojave të vendit. Se pse nuk ka rrymë, unë nuk e di, këtë pyetje duhet t’ia bëni dikujt tjetër zyrën e rregullatorit dhe KEDS-in. Gjatë viti 2016 janë importuar 556 gigavatë energji elektrike kurse janë eksportuar ose plasuar 1065 gigavatë”, u shpreh Gjukaj.

Sipas raporteve të Zyrës së Rregullatorit, Gjukaj tha se kemi dyfishim të shitjes së energjisë prej vitit 2014, 2015, 2016, por kjo, siç tha ai, nuk bëhet nga KEK-u por nga KEDS-i.

“Sa i përket ambientit, dua të them se kemi punuar shumë. Deponitë e hirit i kemi mbyllur, tymtarët në “Kosovën A” kanë elektrofiltra ku shumë pak bëjnë ndotje. Pak ka problem në “Kosovën B”, por në përgjithësi kemi rezultate shumë të mira”, tha Gjukaj, raporton Koha.net.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, foli edhe për çështjen e ndërtimeve të shtëpive në fshatin Shipitullë afër mihjeve, gjë që është e ndaluar me ligj.

“Nga viti 2014 deri në vitin 2015, në Shipitullë janë ndërtuar rreth 99 shtëpi dhe krejt këto ndërtime janë bërë për përfitime personale. Ndërtimet janë bërë afër mihjeve edhe pse janë të ndaluara me ligj. Ne kemi reaguar me shkresa në Komunën e Obiliqit dhe Ministrin e Mjedisit. Kemi bërë edhe kallëzim penal në prokurori për këtë çështje”, theksoi Gjukaj.

Gjukaj tha se mosha mesatare në KEK është 57 vjeçare, duke e cilësuar si “shumë të vjetër”.

Konkurset për vendet e punës, sipas tij, nuk janë hapur për shkak se pritet një ridizajnim i vendeve të punës. Drejtori i KEK-ut tha se edhe pse mungojnë rreth 300 punëtorë, “nuk i presim zgjedhjet për t’i punësuar”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...