As Vuçiq nuk pret shumë nga takimi i nesërm në Bruksel

23 Janar 2017 - 20:11      

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi sot se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duke shtuar se do të kërkojë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin “sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin”.

“Është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin”, tha Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat me Kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq në Beograd.

Lexo edhe: Thaçi thotë se në Bruksel po hapet kapitulli i fundit, Nikoliq s’pret shumë

I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai tha se do të insistojë që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve, por ai shton se deri diku ka humbur besimin.

“Nuk mund një ditë të bisedoni, ndërsa nesër të dërgoni tanke”, shtoi Vuçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...