Pothuajse të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në mungesë barnash [video]

23 Janar 2017 - 21:25      

Ka kaluar më shumë se gjysma e janarit, por pothuajse të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë, kanë mbetur pa barna.

Ministria e Shëndetësisë, e cila do të duhej t’i furnizonte ato me barna të cilat gjenden në listën esenciale, këtë furnizim e ka nisur me shumë vonesë, raporton KTV.

Mirëpo, furnizimi me barna nuk ka nisur edhe në Prishtinë.

Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, përveç insulinës nuk e kanë pothuajse asnjë ilaç tjetër të listës esenciale.

E, deri para pak ditësh gjendje e njëjtë mbretëronte edhe në qendrat e mjekësisë familjare në Mitrovicë.

Vonesa në furnizim me barna ka pasur edhe qendra më e madhe spitalore në vend, QKUK.

Ndonëse që nga 20 dhjetori, QKUK-ja ka dorëzuar kërkesat, furnizimi ka filluar vetëm para disa ditëve.

Megjithatë, ky institucion thotë se mungesat më të mëdha vazhdojnë të jenë në barna dhe material medicinal shpenzues.

E, si pasojë e kësaj pacientët për ditë të tëra janë detyruar të blejnë barna, përfshirë edhe ato të listës esenciale.

Mirëpo, të gjitha këto mungesa, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se janë bërë si shkak i planifikimeve dhe më pas aprovimeve nga departamenti i Farmacisë.

Kjo ministri, përmes një përgjigje me e-mail, thotë se nga kjo javë furnizimi me barna dhe material harxhues për kujdesin parësor, do të fillojë të stabilizohet.


Pothuajse të gjitha Qendrat e Mjekësisë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...