Foto: Koha

Insulina në QKUK po u shkakton telashe pacientëve me diabet [video]

23 Janar 2017 - 19:22      

Enver Gashi nga Mitrovica është një ndër dhjetëra pacientët që përfunduan në klinikën e Endokrinologjisë.

Atij dhe të tjerëve iu keqësua gjendja që kur filluan të marrin insulinën, të cilën së fundi e ka sjellë Ministria e Shëndetësisë për përdorim, raporton KTV.

Pacientët shprehen të shqetësuar rreth efekteve që ka përdorimi i kësaj insuline, derisa presin një zgjidhje të këtij problemi, pasi me të njëjtin ilaç thonë se nuk mund të vazhdojnë.

Për këto probleme me të cilat u përballën pacientët, tregojnë edhe mjekët në klinikë.

Ata thonë se numri i atyre që po vijnë për trajtim është shtuar dukshëm.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës së endokrinologëve, Bardhyl Gashi tregon se kanë kërkuar në vazhdimësi nga ministria të bëjë zgjidhje, por që kërkesat e tyre thotë se nuk u morën parasysh.

Sipas tij, të njëjtën ilaç e kanë përdorur para më shumë se 10 vjetësh, por që e kanë refuzuar pikërisht për shkak të problemeve që iu shkaktoi.

Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar ka sjellë në përdorim një insulinë që quhet biosimilare, përdorimi i së cilës ka shfaqur efekte anësore te pacientët, për çka profesionistët edhe kishin paralajmëruar këtë ministri.

Por, në MSH thonë se ajo është sjellë pasi për të njëjtën janë përcaktuar profesionistët e fushës përkatëse-endokrinologjisë.


Insulina në QKUK po u shkakton telashe... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...