Moszbatimi i zotimit të Bajramit për bursa çon në bojkot gjimnazistët e matematikorit [video]

23 Janar 2017 - 19:28      

Moszbatimi i një zotimi të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, ka shtyrë që nxënësit e gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë, të nisin bojkotimin e procesit mësimor.

Që nga muaji tetor i vitit të kaluar, atyre u ishte premtuar ndarja e bursave mujore në vlerë prej 50 eurosh, por një shumë të tillë këta gjimnazistë ende nuk e kanë marrë, raporton KTV.

Në shenjë pakënaqësie ndaj mosrealizmit të këtij premtimi, nxënësit e klasave të XI-a dhe XII-a, e kanë konsideruar të padrejtë mosrealizimin e premtimit të ministrit Bajrami.

Kërkesat e nxënësve i ka përkrahur edhe drejtori i këtij gjimnazi, Shemsi Berisha.

Por, ai ka këshilluar nxënësit që të vazhdohet mësimi, pasi siç thotë, nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, i është premtuar se mjetet do të sigurohen.

Ministria e Arsimit ka ndarë bursa për nxënësit e klasave të dhjeta, mirëpo jo edhe për dy paralelet e tjera. Një gjë e tillë, sipas drejtorit të këtij gjimnazi, ka krijuar përçarje mes nxënësve.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka thënë shkurt për KTV-në, se
zbatimi i këtij vendimi është në proces në Ministrinë e Financave, dhe, sipas tij, pritet që brenda pak ditësh kjo ministri t’i alokojë mjetet e parapara për këtë destinim, me ç’rast ato menjëherë do të transferohen në llogaritë bankare të të gjithë nxënësve.

Ai thotë se ka pritur në takim nxënësit e kësaj shkolle dhe janë marrë vesh që nga e marta mësimi të mbahet normalisht.


Moszbatimi i zotimit të Bajramit për bursa çon... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...