23 Janar 2017 - 19:14
Me gjithë përpjekjet, Qeveria ka dështuar ta bindë opozitën që të ulen në një tryezë për demarkacionin, raporton KTV.
Partitë opozitare nuk do të jenë pjesë e takimit të këtij komisioni, e përveç opozitës aty nuk do të jenë as ekspertët që kanë kundërshtuar marrëveshjen aktuale dhe as përfaqësuesit e banorëve të Rugovës, megjithëse në njoftimin e Qeverisë ditë më parë ishte konfirmuar pjesëmarrja e të gjithëve, pos opozitës.
Në Qeveri shprehen optimistë se brenda një periudhe të shkurtër kohore, Komisioni për matje të territorit do t’i japë përgjigje profesionale pyetjes se a ka humbur Kosova territor.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se nuk duhet të ketë vonesa të pajustifikueshme, sepse çështja në fjalë duhet të riprocedohet sa më shpejt që është e mundur në Kuvendin e Kosovës.
Por, deputeti i LDK-së dhe eksperti Shpejtim Bulliqi thotë se Qeveria nuk e ka interes zgjidhjen e situatës, por vetëm po kërkon forma e mënyra për ta nxjerrë të njëjtin rezultat që ka nxjerrë Komisioni Shtetëror për Demarkacion.
Sipas tij, një rezultat tjetër mund të dalë vetëm nëse matja bëhet nga një pikë tjetër, nga Çakorri.
Bulliqi, që nuk do të jetë pjesë e takimit të martën, shpreh habinë se si në një takim të tillë nuk ftohet departamenti i cili nxjerr gjeodet, derisa sipas tij, ka vend për KOSTT-in e Agjencinë e Statistikave.
Opozita kërkon që ky komision të mos e nisë punën fare e marrëveshja të kthehet në pikën zero.
Përveç opozitës në qendër, pjesëmarrjen në këtë komision e ka refuzuar edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili ishte i ftuar në kuadër të komunave që njihen si të Dukagjinit, e që preken nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...