Kosova dhe Zvicra me projekte bashkëpunimi në sektorin e qumështit

23 Janar 2017 - 18:12      

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtorin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, si dhe udhëheqësin e Organizatës Zvicerane të Prodhuesve Artizanalë të Djathit “From Arte”, Jacques Gygax, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

Ai i falënderoi drejtuesit e këtyre organizatave për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në këtë sektor, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimet e qumështit.

Po ashtu, ministri i njoftoi ata me të arriturat në bujqësi në vitet e fundit. Ministri deklaroi se po bëhen investime në rritje të prodhimit dhe cilësisë së produkteve të qumështit, në mënyrë që ato të arrijnë të zëvendësojnë shumë produkte që importohen, por edhe të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar.

“Nga ana e tyre, drejtuesit e këtyre organizatave zvicerane, vlerësuan të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftuan ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të MBPZHR.

Ndryshe, ky takim vjen pas vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Kurtan Kajtazi, kishte pasur kohë më parë në këtë shtet, e ku ishin pajtuar për fillimin e një bashkëpunimi konkret mes dy vendeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...