Dushi: MD e angazhuar në funksionalizimin e plotë të Institutit të Mjekësisë Ligjore

23 Janar 2017 - 15:44      

Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi, sot ka marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë”, ku të pranishëm ishin Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Libor Chlad, Udhëheqësja e Institutit Kombëtar për Shëndet dhe Mirëqenie nga Finlanda, Jutta Immanen Poyry si dhe përfaqësues të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Dushi gjatë kësaj konference fillimisht ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që është duke ofruar në përforcimin dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës, përfshirë këtu edhe shërbimet mjeko-ligjore, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Duke folur për rëndësinë e shërbimeve mjeko ligjore, Zëvendësministri Dushi theksoi progresin e dukshëm gjatë viteve të fundit në Kosovë, ndërsa sot, sipas zëvendësministrit Dushi, shërbimet mjeko ligjore janë shumë më të avancuara dhe profesionale përfshirë këtu, ekspertizat mjeko-ligjore, hetimet mjekësore mbi vdekjen, zhvarrosjen e mbetjeve mortore, shërbime këto të cilat ofrohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë

Zëvendësministri Dushi, shtoi se ky projekt ka qenë në linjë me nevojat e Ministrisë së Drejtësisë për përforcimin dhe fuqizimin e mëtejmë të shërbimeve mjeko-ligjore në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, duke kontribuar kështu në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor. Prandaj, Ministria e Drejtësisë, shtoi Zëvendësministri Dushi, mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj drejt avancimit të shërbimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore gjë që e dëshmon edhe përmbyllja e suksesshme e këtij projekti të BE-së sot. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...