Shqiptaro-amerikania që tërhoqi vëmendjen e presidentit Donald Trump

23 Janar 2017 - 15:34      

Lisa Milicaj është shqiptaro-amerikania e parë e zgjedhur në një post publik, në New York, si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley.

Ajo është cituar sot nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruan Illyria.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...