PD: 228 shkencëtarë europianë kundër aferave të Ramës me Vjosën

23 Janar 2017 - 15:12      

Partia Demokratike denoncoi përmes Jamarbër Malltezit ato që ai i quajti “pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë”, të cilat, sipas tij, “po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë”.

“228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore. Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cënojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj. Por, mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Pocemit që sipas tyre do ishte “pa ndikime në mjedis”. Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për florën dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme”, deklaroi Malltezi.

“Shkencëtarët europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Pocemin në Vjosë është një farsë! Në veçanti ata thonë se:
Nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbedhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;

60% e tekstit te VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;
Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vleresuar.

Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.
Për turp të vet, Qeveria e ka miratuar ate që e quan “Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” të hartuar nga “eskpertët” e qeverisë që na thonë se Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë “ekspertët” që qeveria i vlerëson për profesionistë ndërsa 228 shkencëtarët Europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lartgjatësisë mesa duket etiketohen si “sharlatanë”, shtoi Malltezi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...