23 Janar 2017 - 15:04
Për këto dy personalitete, Kelmendi ka shkruar:
“Me 23 Janar 1916 në Podgoricë u vra nga forcat malazeze Komandanti Suprem Isa Boletini sëbashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Seidin.
Me 23 Janar 1899 filloj punimet Kuvendi i Pejës i udhëhequr nga patrioti dhe intelektuali i madh Haxhi Zeka. Ky Kuvend u emërtua “Lidhja e Pejës Besa-Besë”.
Rruga dhe sakrifica e juaj për ta mbrojtur atdheun nga forcat serbo - malazeze ishte dhe do të mbetet frymëzim i yni për të punuar për popullin dhe vendin tonë.
Këtë sakrificë të juajën, më së miri e kuptuan ata djem dhe vajza të UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin.
Ju duam, lutemi për ju dhe rruga juaj është frymëzim i yni”.
Lexo edhe: Haxhiu e mbron Thaçin nga Kelmendi për Skënderbeun
Gëzim Kelmendi, javën e shkuar kishte reaguar ndaj një postimi të presidentit Thaçi në shënimin e 549 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Ai pastaj lidhur me këtë ka zhvilluar një polemikë në Kuvendin e Kosovës me deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu – Kamishit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...