23 Janar 2017 - 14:55
Kështu ka thënë ajo në kumtesën që e transmeton Koha.net.
Vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011 në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë duhet të ndërpritet menjëherë, thotë kumtesa.
Kjo parti konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të një pas njëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e duke vazhduar me ndërtimin e murit që ndanë qytetin e Mitrovicës, ndalimin e Ramush Haradinajt nga Interpoli në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me Trenin Rus nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Vetëm pasi Kosova të ketë ndërtuar një platformë të përbashkët nacionale për bisedime me Serbinë dhe vetëm atëherë kur Serbia të jetë e gatshme të ulet në bisedime me Kosovën si palë të barabarta mund të fillohen bisedimet e reja, thotë në fund kumtesa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...