MI: Qarkullimi nëpër të gjitha rrugët e vendit, pa probleme

23 Janar 2017 - 14:21      

Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale rreth qendrave të skijimit dhe në zonat e thella malore mbeten të kalueshme.

Me gjithë reshjet e fundit të borës, ngricat dhe temperaturat shumë të ulëta, të gjitha rrugët janë mirëmbajtur dhe janë pastruar sipas prioriteteve, njofton kumtesa nga Ministria e Infrastrukturës, transmeton Koha.net.

Bashkëpunimi në mes të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës dhe Policisë së Kosovë po vazhdon, me qëllim të eliminimit të të gjitha pengesave në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës këshillon për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, posedim të pajisjeve të nevojshme dimërore, respektim të rregullave të komunikacionit dhe të ligjit.

Po ashtu, MI i lut qytetarët që të mos ndalojnë automjetet e tyre në pjesët që nuk janë paraparë për parkim në rrugët rreth qendrave të skijimit, sepse kjo po pengon zhvillimin e komunikacionit dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...