“Bisedime pa besim nesër në Bruksel”

23 Janar 2017 - 13:56      

Biseda e nesërme në Bruksel nuk do ta ketë kurrë besimin siç e ka pasur para katër vjetësh dhe do të jetë vështirë arritja e ndonjë marrëveshjeje, thotë Beogradi zyrtar, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se nuk ka shumë pritje nga dialogu i nesërm në Bruksel me shqiptarët por shpreson në qetësimin e situatës dhe në porositë e qarta të zyrtarëve të BE-së kur është fjala për përdorimin e armëve.

“Nuk pres shumë nga dialogu i nesërm. Për ne është me rëndësi t’i lusim zyrtarë evropianë të mos e përkrahin dërgimin armëve dhe të mjeteve aty ku ‘se ka vendin e të gjitha të tjerat do të zgjidhe një herë tjetër”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se biseda nuk do ta ketë kurrë besimin siç e ka pasur para katër vjetësh dhe do të jetë vështirë të arrihet ndonjë përfundim.

Për nesër në Bruksel është paraparë zhvillimi i një rundi të papritur dialogu Kosovë – Serbi.

Ndërmjet Kosovës e Serbisë, në javët fundit janë shtuar tensionet pasi që Beogradi deshi ta fuste në Mitrovicë trenin me ikonografi nacionaliste e fetare serbe dhe mbishkrimet në shumë gjuhë “Kosova është Serbi”.

Treni nuk hyri në Kosovë e forcat speciale të Policisë së Kosovës ia zunë pritën në kufirin me Serbinë,

Dialogun e nesërm në Bruksel nga Kosova e udhëheqin Hashim Thaçi e Isa Mustafa, ndërsa nga Beogradi Tomislav Nikoliq e Alaksandar Vuçiq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...