
23 Janar 2017 - 13:42
Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe përfaqësues të kompanive që janë anëtarë brenda AKB-së.
Ministri i Financave Avdullah Hoti duke falënderuar përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit për bashkëpunimin e deritanishëm, e në veçanti në këtë proces të diskutimit të politikave të reja fiskale tha se “Qëllimi i këtij takimi është që ne të prezantojmë para juve disa masa të reja të Pakos Fiskale që i kemi aprovuar në Qeveri në dhjetorin e vitit që shkoi dhe të marrim nga ju sugjerimet shtesë për të plotësuar këto masa.
Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini duke falënderuar ministrin Avdullah Hoti dhe institucionin që ai udhëheqë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në diskutimin për përmirësimin e politikave fiskale në vend, theksoi se këto politika fiskale ashtu sikurse edhe ato të vitit të kaluar do të kenë efekt pozitiv tek bizneset dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës përmes këtyre politikave fiskale do t’u krijojë lehtësira dhe mundësi në zhvillimin e bizneseve, punësim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe zhvillim ekonomik në vend.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...