Foto: Koha / arkiv

William Walker ia jep besën Shëndetësisë

23 Janar 2017 - 13:32      

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mikut të madh të shqiptarëve, ambasadorit William Walker iu nda mirënjohje për kontribut në shëndetësinë publike të Kosovës.

Mirënjohja iu nda nga Drejtori i IKSHPK, Prof. Dr Naser Ramadani, i cili me këtë rast tha se institucioni më i lartë i shëndetësisë Publike në Kosovë, ka vendosur të nderojë ambasadorin William Walker me një mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në shëndetësinë Publike të Kosovës dhe për ndihmesën e madhe që i ka bërë këtij populli në mbrojtjen e shëndetit publik, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ambasadori William Walker, tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.

“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker.

Ambasadori Walker njihet si një mik i madh i popullit të Kosovës për kontributin e tij dhënë këtij të fundit gjatë luftës së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...