50 milionë euro për projektin e Ministrisë së Shëndetësisë

23 Janar 2017 - 13:08      

Këshilli Kombëtar për Investime ku marrin pjesë tetë ministra të Qeverisë së Kosovës ka miratuar sot projektin e Ministrisë së Shëndetësisë: Furnizimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për pajisje mjekësore”, në vlerë prej rreth 50 milionë eurove, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Ky projekt i Ministrisë së Shëndetësisë që nënkupton sigurimin e pajisjeve mjekësore për institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor do të realizohet përmes formave të përshtatshme të financimit me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në periudhën e ardhshme.

Projekti ka për qëllim financimin e jashtëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore në disa prej klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, sigurimin e programit për menaxhimin e pajisjeve mjekësore për të përcjellë ciklin jetësor të gjitha pajisjeve në SHSKUK dhe përmirësimin e infrastrukturës mjekësore .

Projekti është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe iu ka nënshtruar një vlerësimi edhe nga fondacioni amerikan Project Hope.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...