KEDS/ KESCO vazhdon t’i mbulojë dështimet e veta duke u fshehur prapa KEK-ut

23 Janar 2017 - 13:05      

Edhe pse KEK-u ka informuar Furnizuesin Publik KEDS/KESCO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe, furnizuesi publik KEDS/KESCO, në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas përgjegjësisë që mban karshi tyre, thirret dhe raporton në emër të KEK-ut, pa pasur autorizim për këtë çështje, thuhet në një reagim për medie të kësaj të fundit.

Me këtë rast me apo pa vetëdije po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i demotivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për t’i mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta, transmeton Koha.net.

Blloku A-4 , ashtu si është njoftuar furnizuesi publik KEDS/KESCO, ka pasur një devijim të shkurtër, mirëpo me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit, thuhet në njoftimin për medie të Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe komunitetin të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...