23 Janar 2017 - 12:37
“Ministria e Drejtësisë që nga viti 2015 ka formuar një grup punues për përgatitjen e Planit të Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duke rishikuar legjislacionin sepse drejtësia nuk duhet të vonohet”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në pah se këto krime monstruoze do të ndëshkohen, transmeton Koha.net.
Në takim, Hoxha, theksoi se çdo viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është tragjedi në vete, dhe me këtë rast vuri në dukje se përkrah fuqishëm zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme duke shprehur gatishmërinë institucionale në lehtësimin e tragjedisë së përjetuar nga këto viktima.
Në takim, Prokurorja speciale, Drita Hajdari diskutoi për anën legjislative të çështjes, sfidat dhe angazhimin e trajtimit të kësaj problematike, si dhe vështirësitë ligjore për të ardhur drejtësia në vend.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth sfidave të kësaj çështjeje, stigmës por edhe varfërisë që ka prekur viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, modaliteteve të zgjidhjes së çështjes me porosi që krimet kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurrë dhe duhet punuar edhe më shumë që këto krime të ndëshkohen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...