Foto: Koha / arkiv

Kamatë e re për obligimet e papaguara tatimore në afatet ligjore

23 Janar 2017 - 11:00      

Ministri i Financave Avdullah Hoti nxjerr vendim për ndryshimin e Normës për llogaritjen e Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore, njofton kumtesa nga ministrore, transmeton Koha.net.

 

Duke pasur parasysh se faktorët me të cilët lidhet aplikimi i Normave të Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore kanë ndryshuar gjatë vitit 2016, bazuar në dispozitat e paragrafit 4 të nenit 28 të Ligjit nr. 03/l-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat mund të nxjerr një vendim të tillë për ndryshimin e normës (%) për llogaritjen e interesit, duke u bazuar në trendët e shkallëve të interesit të bankave tregtare dhe huadhënieve në Kosovë gjatë periudhës paraprake.

Bazuar në të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, normat e interesit kanë pësuar ndryshime të dukshme, ku norma mesatare e interesit në të gjitha llojet e kredive të dhëna për Korporatat jo-financiare (bizneset apo kompanitë) ka rënë për 1.17 pika të përqindjes; në 7.02% në mesatare nga 8.19% sa ishte vitin e kaluar.

Duke pasur parasysh arsyeshmërinë e mësipërme për normat vjetor të Interesit për obligimet e papaguara tatimore të aplikuara deri më tani 8.40%, përkatësisht 1.20%, është bërë ndryshimi në:

o 7.80% vjetore - norma e lartë që aplikohet tek tatimpaguesit për obligimet e pa paguara dhe vonesat, apo 0.65% mujore;
o 1.44% vjetore - norma e ulët e aplikuar për rimbursimet e vonuara dhe ri-pagesat e tatimit të kontestuar të mbajtur nga ATK-ja apo 0.12% mujore.

Një harmonizim i tillë i normave do të siguronte një trajtim më të drejtë të bizneseve, meqë paraqet një lehtësim për ata tatimpagues që duan të përmbushin obligimin e vonuar ndaj ATK-së.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...