Foto: Koha / arkiv

Basha fton qytetarët të propozojnë kandidatët për deputet

23 Janar 2017 - 10:52      

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e ndryshimeve, duke propozuar përfaqësuesit e tyre për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka njoftuar se para disa ditësh kanë nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit.

“Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste”, ka thënë ai.

Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër.

Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben.

Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t’i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...