Nga 1 shkurti në Shqipëri nis lëshimi i recetave elektronike

23 Janar 2017 - 09:15      

Duke nisur nga 1 shkurt mjekët nuk do të lëshojnë më recetë mjekësore në letër, por përshkrimi i medikamenteve me të cilët do të trajtohet pacienti që ata vizitojnë do të kalojë menjëherë online në farmaci.

Mjeku pajis pacientin me një kod që përbëhet nga 5 karaktere dhe me këtë kod pacienti i drejtohet farmacisë, shkruan TCh. Receta e tij, pra çka mjeku i ka përshkruar në recetë për sëmundjen që ka, identifikohet nga kodi 5 shifror që pacienti i paraqet farmacisë”, sqaron Tomo Thomo, drejtor i Përparimit Shëndetësor.

Receta elektronik vlen për pacientët të cilët ndjekin sistemin e referimit ,pra vizitohen tek mjeku i familjes apo specialisti në sistemin shëndetësor publik. Recetat elektronike sipas Thomos do të bëjë më transparente lëshimin e tyre për barna të rimbursueshme si dhe protokollet e mjekimit.

Receta elektronike u aplikua si projekt pilot në Durrës dhe tanimë do të fillojë në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...