Foto: Koha

Parashikimi i motit për pesë ditë

23 Janar 2017 - 08:21      

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell do ta karakterizoj vendin përgjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e martë dhe pjesa e parë e së mërkurës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...