23 Janar 2017 - 06:27
Deri më 20 janari është dashur të fillojnë së zbatuari dy marrëveshjet e rinegociura disa herë - ajo për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe marrëveshja për drejtësi, shkruan sot Koha Ditore.
Projektin për hapjen e urës e ka marrë përsipër ta zbatojë Bashkimi Evropian, por që punimet u ndërprenë pas zhvillimeve të fundit.
Përderisa ka ngecje në zbatim të ujdive, në anën tjetër, serbët kanë ngritur muaj më parë edhe një mur ndarës në Mitrovicë, për të cilin Kuvendi ka miratuar një rezolutë e cila bën thirrje që kjo pengesë të rrënohet deri më 31 janar.
Në kulmin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit për të martën është paralajmëruar një takim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...