Kosova nis përpjekjen për inkurajim të të drejtave pronësore të femrave

23 Janar 2017 - 07:02      

Kosova do të revolucionarizojë ligjet pronësore dhe, për herë të parë, do të definojë qartë pronësinë formale dhe do të inkurajojë trashëgiminë dhe pronësinë e tokës nga femrat, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Reuters citon zv.kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, të ketë thënë, të premten, se Qeveria e Kosovës dëshiron ta modernizojë sistemin e saj të pronësisë, “për ta sjellë shoqërinë e Kosovës plotësisht në botën perëndimore” dhe të nxisë barazinë dhe prosperitetin më të madh në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Në një shkrim për “Fondacionin Thomson Reuters”, Kuçi ka thënë se informaliteti në sektorin e pronave tokësore po e frenon progresin në Kosovë.

Posaçërisht femrat janë përjashtuar padrejtësisht nga pronësia e tokës për shkak të vlerave tradicionale, tha Kuçi, që vetë ka qenë edhe ministër i Drejtësisë.

Ai tha se vetëm 18 për qind e grave kanë pronë dhe citoi një hulumtim nga agjencia qeveritare amerikane për zhvillim, USAID, që tregon se vetëm 3,8 për qind e femrave trashëgojnë pronë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...