23 Janar 2017 - 07:18
Kuponët që kanë dalë nga pajisjet jofiskale janë dërguar për rimbursim, por kanë pasur efekt tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Për zyrtarët tatimorë, ata kanë qenë adresë për kontroll.
“Fushata na ka ndihmuar t’i identifikojmë bizneset që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë. Qytetarët i kanë dorëzuar kuponët fiskalë e zyrtarët i kanë vërejtur se nuk janë në rregull. Menjëherë kanë filluar procedurat”, ka thënë zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha.
Nga 782 gjobat e shqiptuara për shkak të përdorimit të printerëve jofiskalë, ATK-ja ka mbledhur 133.250 euro.
Nga 95 raste të proceduara në Prokurori, ATK-ja ka pranuar 20 autorizime nga Prokuroria që pajisjet jofiskale të konfiskuara të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të ekzaminimit. Sipas ATK-së, ata kanë pranuar 10 përgjigje nga ekipet e forenzikës, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë. Tash për tash gjashtë janë ende në proces. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...