Hapet në Tiranë terminali për autobusët nga Kosova

23 Janar 2017 - 06:40      

Merr fund pas 18 vjetësh odiseja e stacionit të autobusëve të Kosovës në Tiranë.

Që nga dita e shtunë autobusët e linjave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kosovës, do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që tashmë për të udhëtuar me autobusë për në Kosovë mund të pajisesh me biletë në terminal.

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë nga një mjedis me papastërti, në një hapësirë që do të shërbejë si parking dhe si terminal për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me ata jashtë Shqipërisë.

Punimet e realizuara u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri të ditur se me anë të këtij investimi krijohen dy hapësira për parkingje, një terminal për autobusët e linjave me jashtë dhe një parking ditor për qytetarët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...