Në Gjermani arrestohet i dyshuari terrorist, kishte lidhje me shqiptarin e arrestuar në Austri

22 Janar 2017 - 22:50      

Policia gjermane ka arrestuar një person nën dyshimin se planifikonte të bënte një sulm, ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjermani.

Autoritetet gjermane besojnë që ai është i lidhur me një shqiptar të arrestuar në Austri dy ditë më parë. 18-vjeçari me shtetësi austriake ishte arrestuar nën dyshimin se i takonte një grupi radikal islamik dhe se po planifikonte sulm.

Ndërkohë, në Gjermani, njësitë speciale kanë arrestuar një burrë dhe një grua gjatë bastisjes së një apartamenti në Neuss të shtunën, ka thënë zëdhënësi i zyrës për hetime kriminale. Gruaja më pas është liruar.

Burri akuzohej se po planifikonte “sulm serioz”. Kështu ka thënë Frank Scheulen nga policia gjermane.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë arrestim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...