Vdes presidenti i Gençlerbirliğit, kishte prejardhje nga Kosova

22 Janar 2017 - 21:51      

Presidenti i klubit Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav, i lindur në vitin 1935, me origjinë nga Prishtina njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në spitalin ku ai ishte shtruar me diagnostikimin e hemorragjisë cerebrale.

Bëhet e ditur se Cavcav, dy ditë më parë ishte rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit duke dëmtuar kokën dhe krahun, raporton Anadolu Agency. Ai u shtrua më pas në spitalin Güven në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Mësohet se situata e Cavcav u përkeqësua këtë mëngjes dhe ka ndërruar jetë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...