22 Janar 2017 - 20:33
Matoshi ka theksuar se është interes kombëtar i Kosovës që të vazhdojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por se sipas tij tash dialogu duhet të fokusohet në një tjetër çështje.
“Dialogu tashti duhet të fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve duke i shmangur retorikat e luftës dhe duke shkuar në drejtim të nënshkrimit të një Pakti Paqeje si dokument obligativ. Përndryshe dialogu i përjetshëm për të njëjtat tema s’ka kuptim”, tha Matoshi në një prononcim për KP.
Sipas tij, për çështjet e mirëqenies së serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës mund të bisedohet pasi të arrihet paqja e cila Serbisë ia mundëson përmbushjen e detyrave që burojnë nga Kapitulli 35-të i negociatave me BE-në, kurse Kosovës ia mundëson marrjen e ulëses në OKB.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...