Gjimnazistët e matematikorit kërcënojnë me bojkot nëse s’u jepen bursat [video]

22 Janar 2017 - 21:40      

Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor të Prishtinës kanë mbetur pa bursa.

115 nxënësve nga i gjithë vendi, të cilët ndjekin mësimin në këtë gjimnaz, Ministria e Arsimit u kishte premtuar bursa për çdo muaj në vlerë prej 50 eurosh.

Nëse MASHT-i nuk e kryen obligimin, që i takon edhe me vendim, nxënësit thonë se nga java e ardhshme do ta bojkotojnë mësimin, raporton KTV.

Nxënësit po i përkrah drejtori i Gjimnazit, Shemsi Berisha, i cili thotë se përveç paraleleve të klasave të X-ta, dy klasat e tjera XI dhe XII nuk i kanë marrë ende mjetet të cilat u takojnë.

Kohavisioni ka kontaktuar me asistentin e ministrit të Arsimit, Faton Fetahu, por ai nuk ka kthyer përgjigje.


Gjimnazistët e matematikorit kërcënojnë me... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...