22 Janar 2017 - 19:47
Për 7 muaj rresht, menaxhmenti i këtij Institucioni ua ndali 5 për qind të pagës punëtorëve të vet, në emër të kontributeve pensionale, por këto para nuk përfunduan aty për ku ishin ndarë, raporton KTV.
Kjo gjë faktohet edhe në këtë dokument të ATK-së. Borxhi i akumuluar për dy vite rresht kap shumën prej rreth 180 mijë eurosh, derisa ndëshkimi për mospagesën e kontributeve është mbi 38 mijë euros.
Kohavisioni ka parë edhe dokumente, në të cilat vërtetohet se gjatë këtyre muajve të 2014 - 2015 punëtorëve u është ndalur nga pagat kontributi, por që ai kontribut ka shkuar në llogaritë pensionale të tyre.
Ndërkohë, Kohavisionin ka siguruar një dokument tjetër për rritjen e pagave për të gjithë pretendentët për Drejtor të Agjencisë për Navigacionin Ajror, dy muaj para se të përzgjidhej për një mandat të ri, Bahri Nuredini.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...