Opozita s’e kupton pse Kosova duhet të dialogojë të martën me Serbinë në Bruksel [video]

22 Janar 2017 - 19:09      

Rifillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të sjellë ndryshim në përbërjet e delegacioneve të të dyja palëve.

Përveç, kryeministrit Isa Mustafa që do të marrë pjesë në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se pjesë e delegacionit të Prishtinës, do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi për Koha.net.

Por, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, nuk ka mundur ta konfirmojë nëse takimi i së martës do të ndodhë apo jo.

“Siç e dini, Mogherini e ka lajmëruar një takim të mundshëm mes kryeministrave, ka pasur konsultime intensive, mirëpo deri në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj që takimi të ndodhë apo jo, ky takim ka për qëllim relaksimin e situatës pas tensioneve të javëve dhe muajve të fundit mes të dyja shteteve”, i ka thënë KTV-së Murtezaj.

Kohavisioni ka insistuar të marrë edhe qëndrimin e Presidencës së Kosovës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Nga ana tjetër, pala serbe nëpërmjet kryeministrit Aleksander Vuqiq konfirmoi se ky takim do të mbahet të martën, ku përkrah tij do të jetë edhe presidenti Tomisllav Nikoliq.

“Të martën në mbrëmje do të vazhdojmë dialogun në Bruksel me Prishtinën, me mbështetjen e përfaqësueses së BE-së Federiga Mogherini. Serbia do të jetë e përfaqësuar në nivel të lartë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, ndërsa unë si kryeministër i Qeverisë. Mendoj që edhe shqiptarët do t'i sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë të shtetit. Shpresoj se do të ketë mjaftueshëm mirëkuptim që të mos dërgohen më armë në zonat e banuzra me serbë për të treguar muskujt. Ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë është shmangia e konflikteve dhe provokimeve”.

Për “Vetëvendosjen”, dialogu me Serbinë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë.

Ndërsa, AAK-ja konsideron se mbajtja e këtij takimi është miratim i ndalesës së Ramush Haradinajt në Francë.

Pasi u ndalua hyrja e trenit ilegal serb në Kosovë, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federiga Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, ftoi në një takim krerët e dy qeverive.


Opozita s’e kupton pse Kosova duhet të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...