KQZ shuan shpresat e Bashës për votim elektronik – s’ka kohë

22 Janar 2017 - 18:51      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një bashkëpunim me ekspertë nga Korea e Jugut për të kryer një studim sesi mund të përdoret teknologjia në zgjedhje. Teorikisht, kjo është e mundur.

Denar Biba, kryetar i KQZ-së, thotë: “Teknologjia në zgjedhje është e mundur. Praktikat botërore janë aty dhe janë realizuar”.

Por, teorikisht nga praktikisht janë shumë larg njëra-tjetrës: “Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë. Kur them kohë, e kam fjalën nga 20 muaj deri në dy vjet”.

Dhe po kaq hapur, kryetari i KQZ-së dha opinionin e tij se koha deri në zgjedhje është e pamjaftueshme edhe për zbatimin e projekteve-pilot për teknologjinë që parashikohen aktualisht në Kodin Zgjedhor, raporton tch.

“Unë nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e vendit të vet”, tha Biba.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...