Rama: Votimi elektronik, orvatje e PD-së për të justifikuar humbjen në qershor

22 Janar 2017 - 18:01      

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, “komunikimin e javës” ku ka folur në lidhje me propozimin e PD-së për votimin elektronik në zgjedhjet e qershorit.

Rama e ka cilësuar kushtin e PD-së si një orvatje të dështuar të një grupi të lodhur që kërkon të justifikojë humbjen që e pret në këto zgjedhje parlamentare.

Sipas Ramës votimi elektronik është thuajse i pamundur të bëhet në këto zgjedhje, por ka shtuar se nëse ekspertët e OSBE/ODIHR-it do ta propozojnë futjen e teknologjisë në zgjedhje, atëherë qeveria është e gatshme të pranojë.

Kryeministri ka zgjedhur të flasë për zgjedhjet e qershorit këtë vit, duke e cilësuar PD-së si një parti të dobët, njësoj si kryetarin e saj Lulzim Basha, që sipas Ramës është një fotokopje e zbehtë e Berishës.

“Në havanë e një debati politik po rrihet së fundmi uji i votimit elektronik… nuk vlen të kujtohet se sa shumë e ka kundërshtuar qeveria e shkuar në pushtet, atë që sot po kërkon si një çelës magjik të derës së shpëtimit, nga përballja e thjeshtë e të vërtetës se nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet. Pas çdo disfate, në Korçë, Dibër e Kolonjë, atëherë kuptohet që n’daç me kuti, n’daç me elektronikë ose n’daç me frymën e shenjtë, ata do të vijojnë të thonë se fitorja jonë është një fitore e grabitur”, është shprehur shefi i qeverisë shqiptare, Rama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...