22 Janar 2017 - 17:26
Sot kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë dhe Istog, Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla dhe Bekë Berisha, me delegacion, kanë vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.
Sipas një njoftimi për media, ata u pritën nga zoti i shtëpisë Ilmi Haradinaj.
Ata i uruan lirim sa më të shpejtë të komandantit Ramush Haradinaj, që padrejtësisht po mbahet i ndaluar në Francë.
“Familja Haradinaj dha dëshmorë Luanin dhe Shkëlzenin, ndërsa pas luftës u vra vëllai tjetër i tyre Enveri, ndërsa u persekutuan nga UNMIK-u dhe drejtësia ndërkombëtare vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj”, thuhet në fund të njoftimit të OVL-së së UÇK-së në Deçan, Pejë dh Istog.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...