Padi për ndërmarrjen publike të pastrimit të rrugëve nga bora

22 Janar 2017 - 16:35      

Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar ka ngritur padi kundërvajtëse ndaj drejtorit të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni i Gostivarit, për mospastrim të rrugëve rajonale.

Padia është ngritur konkretisht për mospastrim të rrugëve në aksin rrugor mes fshatrave Gradec, Negotinë, Vrutok, si dhe në aksin rrugor drejt fshatit Çegran.

“Pas reshjeve të fundit të borës, ndërmarrja në fjalë nuk ka krijuar kushte për lëvizje të sigurt të makinave dhe njerëzve në akset e lartë përmendura rrugore, edhe pse në vendparkimin e ndërmarrjes ‘Rrugët e Maqedonisë’, seksioni i Gostivarit, kanë qëndruar të parkuara gjashtë makina për pastrim të rrugëve”, shkruan mes tjerash në dokumentin që arriti ta sigurojë televizioni Alsat.

Padinë e ngritur kundër ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i saj Gajur Kadriu. Por, sipas tij padia nuk ka bazë ligjore.

“Padia për kundërvajtje nuk është ngritur sepse rrugët nuk kanë qenë të pastruara si duhet, por sepse punëtorët e seksionit të Gostivarit, nuk e kanë dëgjuar inspektorin që ka ngritur kundërvajtjen për t`ia pastruar rrugën private deri tek vikend-shtëpiza e tij”, deklaroi Gajur Kadriu.

Ndërkohë, banorët arsyetojnë padinë ndaj ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” pasi sipas tyre kjo ndërmarrje nuk ka pastruar borën.

“Vetëm për komunën e Vrapçishtit masa nuk kanë marrë asnjëherë, apo shumë rrallë, ja sikur e shihni rrugën”, tha një banor. “Shumë dobët nuk pastrojnë as kripë hedhin”, u shpreh një tjetër banor.

Për mosmirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit vërejtje ka edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadria.

Rruga regjionale Tetovë-Gostivar një pjesë është shumë mirë e pastruar një pjesë nuk është mirë. Varësisht prej operatorëve që e punojnë, pjesën Bogovinë Tetovë dhe pjesën Vrapçisht Gostivar – tha Bajram Kadria, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” të ngritët për kundërvajtje. Alsat mëson se kjo kompani përballet me shumë padi të ngjashme për mos pastrimin e rrugëve si duhet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...